Janari i vitit 2020 ka qenë më i nxehti nga të gjithë muajt janar të regjistruar ndonjëherë në planet, pak më shumë se ai i vitit 2016, siç u njoftua të martën nga shërbimi Evropian Koperniku për ndryshimin e klimës.

Këtë janar, temperatura mesatare e globit tejkaloi 0.03 ° C që ishte në janar të vitit 2016, që deri atëherë kishte qenë janari më i ngrohtë në histori, sipas një deklarate nga Koperniku, transmeton Telegrafi.

Shumica e zonave në botë kanë përjetuar temperatura më të larta se mesatarja, veçanërisht Evropa, e cila regjistroi 3.1 ° C më shumë se mesatarja e periudhës së referencës 1981-2010.

Sipas Kopernikut, pesë vitet më të nxehta ndodhën të gjitha në pesë vitet e fundit, kur temperatura u rrit midis 1.1 dhe 1.2 ° C në raport me temperaturën e epokës paraindustriale.

Viti 2019 ishte viti i dytë më i ngrohtë, vetëm 0,04 ° C më pak se 2016, viti më i nxehtë dhe që u shënua nga fenomeni El Niño.

Për shkak të emetimeve të gazrave serë të krijuara nga aktivitetet njerëzore, planeti tashmë ka fituar të paktën + 1 ° C në lidhje me epokën para-industriale . Me ritmin aktual, planeti mund të rritet në 4 ose 5 ° C deri në fund të shekullit.