Prokurorja Speciale Katica Janeva sot zhvilloi takim me Laura Kodruta Kovesi, prokurore kryesore e Drejtorisë kombëtare për anti-korrupsion në Rumani.
Prokurorja rumune Kodruta Kovesi, po qëndron në Shkup për të marrë pjesë në konferencën me temë: “Lufta efektive kundër korrupsionit në nivel të lartë: Çështje individësh apo çështje sistemi?”, transmeton Zhurnal.
Diskursi i Kodruta Kovesit do të jetë i fokusuar në parakushtet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Ajo do të flasë për atë nëse lufta kundër korrupsionit është një përgjegjësi kolektive, a jemi në rrugën e duhur për të arritur luftë të paanshme dhe efektive kundër korrupsionit të nivelit të lartë apo kërkohet edhe shumë punë për t’u bërë.
Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe ambasadori amerikan Jess Bailey.