Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska në një takim me qytetarët e Probishtipit ndërmjet tjerash theksoi se qëllimi i LSDM-së është që pagën mesatare në Maqedoni ta bëjnë 29.000 denar.

“Do të stimulojmë krijimin e vendeve të reja të punës në afat më të gjatë, dhe jo vetëm për 4.5 ose 7 vite. Do të stimulojmë vende të punës që paguhen më mirë.

Me ligj do ta rrisim pagën minimale mbi 12.000 denar. Qëllimi i ynë është që në fund, paga minimale të jetë 15.000 denar. Qëllimi i ynë është që paga mesatare në Maqedoni të tejkaloje shumën prej 29.000 denar”, deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska