Në seancën e sotme për rastin “Monstra”, japin mendim mjekët e mjekësisë ligjore dhe ato të balistikës. Profesori nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Zllatko Jaqoski para gjykatës tha se ai bashkërisht me profesoreshën Biljana Janevski atë natë kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjet se vrasjes së pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës.

“Pese viktimat u vranë aty ku u gjetën dhe në një periudhë të shpejtë”, tha Jaqoski duke shtuar se viktimat kanë ndërruar jetë nga më shumë lëndime ndërsa gjurmë ka pasur te trupat e tyre që tregon se vendi i ngjarjet ka qenë pikërisht atje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jaqoski tha se trupi i peshkatarit, Borçe Stefanovski është gjetur në automjetin e personit, ndërsa në dorë ka pasur çelësa.

Familjet e viktimave nuk morën pjesë në seancën e sotme, sepse ka qenë tepër e rëndë për to dhe nuk mund t’i ndjekin dëshmitë.

Rasti “Monstra”, në shkurt të këtij viti filloi dhe ende është në procedurë dëshmuese.

Për vrasjen e pesëfishtë te liqeni i Smilkovës, ku u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata e Lartë vjet në dhjetor i anuloi vendimet dhe rastin e ndërmori PSP-ja.