Çifti bashkëshortor Jay Z dhe Beyonce bashkërisht kanë mbi një miliard dollarë, shkruan revista Forbes.

Revista vlerëson se Jay Z ka 810 milionë dollarë dhe këngëtarja Beyonce ka 350 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Jay Z vjen nga kompania e tij Roc Nation. Të dy kanë edhe një pjesë të rëndësishme të aksioneve në shërbimin striming Tidal. Jay Z me kompaninë Live Nation si partner për koncerte ka nënshkruar kontratë dhjetëvjeçare, e cila sipas pohimeve të Variety vlen 200 milionë dollarë.

Çifti bashkëshortor ka vajzën pesëvjeçare, ndërsa Beyonce është shtatzënë dhe pret binjakë.