Misioni i OSBE-së pak para doli me vlerësimet nga procesi i referendumit, por siç thonë, detajet konkrete do të japin në konferencën për media në orët e mbrëmjes.

“Dua të informojë se kemi qindra grupe të cilët ndjekin ditën e referendumit, Janë të shpërndarë në të gjithë vendet dhe do ta na informojnë për gjithçka që do të shohin. Grupet kanë dal në teren para hapjes së vendvotimeve, do të vazhdojnë vëzhgimin gjatë ditës dhe do të jenë të pranishëm në numërimin e votave.

Ne vetëm vëzhgojmë, nuk japim komente, çka do të thotë se nuk do të sugjerojmë asgjë para konferencës për shtyp që është caktua në orën 15:00”, tha ambasadori Jan Petersen, shef i misionit vëzhgues në OSBE-ODHIR.