Ju kujtohet fansi i Messit me qese plastike? Leo ia plotëson ëndrrën, e takon live (Foto/Video)

Me siguri se ju kujtohet fansi i veçantë i Lionel Messit, djaloshi me emrin Murtaza Ahmadi që në pamundësi të kishte një fanelë të yllit argjentinas, kishte shkruar mbiemrin e tij në një qese plastike. 

Por ëndrra për ta takuar Messin tashmë është arritur. Ylli i Barcelonës ia ka paguar të gjitha shpenzimet për të udhëtuar në Katar dhe e ka takuar sot live. 

Messi i ka ndarë disa minuta me Ahmadin pas arritjes në Egjipt. Jo zyrtarisht mësohet se futbollisti më i mirë në planet ka ndarë edhe një çek parash për të.