Qeveria dhe udhëheqësia e fabrikës “Jugohrom”, nesër do të nënshkruajë një marrëveshje mbi ndërtimin e filtrave. Pritet që fabrika në Jegunovcë të fillojë punën në muajin mars ose prill, përcjell Fol.

Më 5 tetor, në një tubim në Jegunovcë, kryeministri Zoran Zaev njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes me ‘Jugohrom’.

“Më 10 tetor, qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me pronarin dhe sindikatën e punonjësve për ndërtimin e filtrave në ‘Jugohrom’ në arritjen për të qenë të kënaqur të gjithë, punonjësve, shoqatave mjedisore, shefit. Shpirti i është nxjerrë shefit nga rryshfeti nga këta banditë para nesh, me nga 200, 300 mijë euro”, tha atëherë Zaev.

Ai njoftoi se pas nënshkrimit të kontratës, do të fillojë vendosja e filtrave, të gjithë punëtorët do të kthehen në punë dhe qëllimi është që në mars ose prill ‘Jugohrom’ të fillojë me kapacitet të plotë.

‘Jugohrom’ ndaloi me punë në nëntor të vitit të kaluar dhe rreth 800 njerëz mbetën pa punë. Fabrika u mbyll sepse nuk ishte në përputhje me vendimin e Inspektoratit të Mjedisit për të instaluar filtra. /Fol/