Janë të pritshme anketat për matjet e çdo cikli zgjedhor, gjegjësisht se cila parti do t’i fitojë zgjedhjet. Edhe pse anketat shpeshherë nuk paraqesin saktësinë e rezultatit të zgjedhjeve, ato tregojnë diçka të përafërt me rezultatin, shkruan Fol.

Sipas Institutit Dimitrija Çuposki, partia e Nikolla Gruevskit gëzon mbështejte prej 38.6% të votave, në pyetjen: Kë do votoni në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, gjë që e bën të parën parti fituese në zgjedhjet lokale.

Partia që kryeson Zoran Zaev i paraprijnë me 21.8% të mbështetjes. Ndërsa në taborin shqiptar, partitë politike nuk kanë ndonjë dallim shumë të madh në mes vete. BDI-ja, sipas anketës, ka 4.2% të votave. Aleanca për Shqiptarët në krye me Ziadin Selën ka rritje të mbështetjes, së bashku me Lëvizjen Besa, edhe atë: Aleanca për Shqiptarët (2.0%), ndërsa Lëvizja Besa (3.9%).

Ajo që lë përshtypje në çdo anketë, është distancimi apo averzioni nga partitë politike, pasi kësaj rradhe 26.6% nuk do të votojnë për asnjërën parti. /Fol/