Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker,  ka parlajmëruar SHBA-të për rrezikun që do t’i kanoset Ballkanit nëse Bashkimi Europian shpërbëhet.

Gjatë një interviste për “Financial Times”, Junker tha se është i “nevrikosur dhe i habitur” nga entuziazmi i Donald Trampit lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga BE, prandaj i ka paralajmëruar amerikanët për pasojat nga një sjellje e tillë.Shefi i KE-së vlerëson se sjellja e Trampit në fakt ka treguar se sa ai nuk e kupton historinë e komplikuar të Evropës.Shefi i KE-së vlerëson se rajonit patjetër duhet “t’i ofrohet perspektivë evropiane”, në të kundërtën do të ketë luftë, duke përmendur edhe Maqedoninë në mesin e vendeve ku mund të rëndohet. “Nëse i lëmë vetëm, Bosnje-Hercegovina, Republika Srpska, Maqedonia, Shqipëria, në të gjitha këto vende do të ketë sërish luftë”, ka paralajmëruar Junker.