656X37376906donika_kadajShefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë me dije se opozita do ta vazhdojë bllokimin e seancave të Kuvendit.

Ajo ka thënë se kjo Qeveri duhet të largohet, pasi ka shkelur Kushtetutën dhe nuk mund të qëndrojë me dhunë në pushtet.
Deputetja Kadaj-Bujupi ka deklaruar për “Top Channel” se, për metodat dhe mënyrën sesi do të veprojë opozita për bllokimin e Kuvendit, apo me çfarë mjetesh do ta bllokojë punën, do të vendosin në momentin e caktimit të datës së seancës së re. 
Edhe pse në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit, tanimë janë publikuar oraret e mbledhjeve të komisioneve parlamentare për javën e ardhshme, deputetja Kadaj-Bujupi ka thënë se, opozita do t’i bojkotojë ato.