Ceremonia e nominimit “Honoris Causa” të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dje në hapësirat e Univerzitetit të Tetovës, ka ngritur debate dhe polemika të reja në opinionin shqiptar në vend. Në qendër të këtyre polemikave është vënë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi. Vite më parë Thaçi njihej për qëndrime të forta dhe të pakompromista kur bëhej fjalë për shprehje si BDI-ja, USHT-ja, PDK-ja, Hashim Thaçi etj.

Me kalimin e kohës, principet e tij zhbëhen, pasi është mjaft bishtnues i situatave ku ai mund të jetë përfitues i diçkaje. Prandaj, dhe prania e Menduh Thaçit në ceremoninë e “Honoris Causa” është parë mjaft me dilemë nga opinioni shqiptar, duke të kujtuar lojën e dyfishtë politike që vetëm ai di ta luajë mirë. Shumëkush thotë që kjo s’është zhbërje e tij, por demaskim i një loje të ndyrë të bashkëpunimit shumëvjeçar të Menduh Thaçit me Ali Ahmetit për interesa personale, njëri ka ruajtur pushtetin, ndërsa tjetri ka ruajtur pasurinë private duke u siguruar të bëjë i kurdisur opozitën, por që të dy nuk kanë hezituar të futin edhe në “konflikte” të armatosura antarësitë e tyre.

Pjesëmarrja në një ceremoni solemne brenda UT-së është demaskimi i parë. Dihen betejat e armatosura që kanë zhvilluar aktivistët e PDSH-së dhe pehlivanët që kanë krijuar partia shqiptare në pushtet,BDI-ja, që dikur ishin nëntoka e Tetovës, ndërsa sot udhëheqës me peshë. Shqiptarët nuk meritojnë të qeverisen nëpër institucione nga njerëz që janë jashtë çdo autoriteti intelektual.

Demaskimi i dytë është nderimi i Hashim Thaçit, personit që drejpërdrejt ndikoi në forcimin e BDI-së pas prishjes së raporteve me Thaçin. Shpeshherë ish kryeministri i Kosovës dërgonte ndihmë logjistike në banditë dhe mjete financiare për vëllaun e tij Ali Ahmeti. Kur jemi te Nderimi i Hashim Thaçit, rikujtojmë një Ceremoni të ngjashme që është mbajtur në UEJL për nder të Arben Xhaferit, të cilën Menduh Thaçi nuk e pa të arsyeshme të nderojë, por e bojkotoi pa ndonjë arsye.

E fundit, më e rënda për aktivistin e PDSH-së, është ulja në një karike të dy “armiqve të dikurshëm” sot vëllezër të pandarë në krim dhe korrupsion, në procese të montuara politike, në aksione policore. Këta dy liderë, herë me kapriço, herë nga naiviteti, por gjithmonë meritorë që fuqizuan Nikolla Gruevskin, personin me të cilin sot ka problem e gjithë shqiptaria.

“Kalojnë kohërat, zhbëhen mitet e kamufluara, por një gjë është e sigurt: dënimi do i prek mashtruesit të cilët nxinë shqiptarët, dhe të drejtëve do të ju takojë drejtësia”.

© fol.mk