Partia e vetme e maqedonasve në Shqipëri, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE) nuk ka arritur që të fitojë një vend në Kuvendin e Shqipërisë.

AMIE ishte në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), kurse kandidat ishte Vasil Sterjovski, sekretar i përgjithshëm i partisë dhe aktivist i njohur për të drejtat e maqedonasve. Ai garoi në qarkun e Korçës.