Kreu i Komunës së Tetovës z. Bilall Kasami në ditën e sotme e ka realizuar një mbledhje në Komunën e Zhelinës, kryesisht te qendra për Zhvillimin e rajonit planor të Pollogut. Në mbledhje janë diskutuar problematike të ndryshme të rëndësishme duke filluar nga qentë endacak, pastrimi i mbeturinave, kriza energjetike etj.

“Në komunë të Zhelinës u mbajt sot mbledhja e Qendrës për Zhvillim të rajonit planor të Pollogut ku diskutuam për shumë tema të rëndësishme që tangojnë për çdo ditë qytetarët tanë.

Me përfaqësues nga ambasada e Sllovenisë në RMV si dhe investitorë slloven përpara nesh na u paraqit projekti që do të zgjidhte problemin e mbeturinave, pra, projekti “Menaxhimi i mbeturinave inerte në Pollog” nga kompania sllovene WTE (West To Energy) investim ky i paraparë në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë.

Problemi tjetër që gjen zgjidhje e që tangon qytetarët tanë me vite është projekti i trajtimit të qenve endacak, projekt ky që me fondet ndërkombëtare dhe me mbështetje të komunave të rajonit të Pollogut, do të ndërtohet një qendër e trajtimit të tyre në komunën e Vrapçishtit.

Së bashku me komunat e Pollogut, kërkuam nga MASH që për shkak të krizës energjetike, pushimi dimëror për shkollat fillore dhe të mesme të jetë 2 muaj.

#përTetovëntonë #punë #jofjalë” ka shkruar Kasami në Facebook.