Para më shumë se 70 vite presideniti i SHBA-ve FRANKLIN Delano ROOSVELT, para Kongresit amerikan me një fjalim të tij ndër të tjera thotë :

“Liria e fjalës,liria e fesë,liria për kushte minimale të mirëqenies dhe liria nga frika, janë gurthemel i një shoqërie demokratike. Sipas tij,katër liritë e njerëzimit janë një nevojë për njeriun po aq sa drita e diellit, buka dhe kripa. Prandaj, nëse njeriu privohet nga to do të ndjehet i paqenë “.

Dhe padyshim ,një koncept i këtillë largëpamës u përqafua nga bota demokratike dhe këto parime madje u bënë bazë për Deklaratën universale për të Drejtat dhe Lirirtë e njeriut të OKB-së.Ndërsa kur jemi te zgjedhjet ,miq të dashur, bazuar në parimet e Deklaratës universale, në teortë mbi politikën dhe demokracinë, thuaja se nuk mund të flitet për zgjedhje të ndershme sepse ata nuk mund të jenë ideale. Por teoritë mbi demokracinë dhe kudo në botën demokratike bazuar në këto postulate kërkohen ,zgjedhje ferr,të besueshme dhe kredibile.

Kështu zgjedhje vlerësohen vetëm atëherë kur gjatë gjithë procesit zgjedhorë funksionojnë KATËR LIRITË E VOTIMIT :
– Liria të votojmë pa frikë,
– Liria për të votuar pa kushtëzime,
– Liria nga mashtrimet, dhe
– Liria nga përfaqësues jodemokratik në pushtet.

Miq të dashur , secila nga këto liri mund të sqarohen në detaje se pse gjatë votimit nuk duhet keshë frikë,pse nuk duhet të kushtëzohesh,pse nuk duhet të mashtrohesh dhe të të mashtrojnë dhe se pse nuk duhet mundësuar etablim në pushtet të përfaqësuesve që impenjohen në forma jodemokratike.Por, miq të dashur, jeta është sfidë e madhe, ndryshimet në shoqëritë nuk ndodhin vetvetiu, për ndryshimet duhet të synojmë të gjithë.

Njeriu nuk i ka të gjitha edhe kur është lirë,këta liri që i theksuam duhet të kultivohen në vazhdimësi, madje edhe të mbrohen kurë pushtetet synojnë të na privojnë nga to.

Qenan Aliu

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.