Mbrëmë Nikolla Gruevski në një farë mënyre konfirmoi ortakinë deri në besëlidhje me Ali Ahmetin.Ai tha se Ali Ahmeti ia ka dhënë fjalën se më 05 qershorë me apo pa Lsdm ,se Bdi do shkojë në zgjedhje me Vmro_Dpmne-në. Dhe se kjo besëlidhje ka qenë faktorë kyç që komiteti i Nikolla Gruevskit ka pranuar shtyerjen e zgjedhjeve.

Faktori ndërkombëtarë e ka dekonspiruar plotësishtë se Ali Ahmeti atyre u shitet si partner i besueshëm ndërsa në asnjë mënyrë nuk shkëputet nga besëlidhja për ortaki me Vmro-Dpmne-në.Zgjidhja e mbrëmshme nuk nënkupton zgjidhjen e krizës por vetëm një lirim i përkohëshëm i ngërçit.

Asgjë nuk do të thotë se edhe kjo datë e 05 qershorit mund të jetë e besueshme për mbajtjen e zgjedhjeve sepse Vmro-Dpmne nuk ka gadishmëri që të harmonizihet ligji për mediat. Pra KSHZ duhet ta bëjë punën e vetë teknike ndërsa protagonistët të meren vesht për ligjin mbi mediat. Nëse do të çfaqen opstruime nga pushteti zgjedhje nuk do të ketë edhe në qershorë.Pra Bdi pa asnjë analizë të saktë, shumë herët i ndezi motorët për fushatë, shumë herët filloi dhe shumë herët i ndezi dritat.Praktika dëshmonë se Bdi motorët nga sorollatja boshe deri më tani i bëri për remont, ajo tani duhet jo të rifillojë por të ndalojë.

Asgjë nuk mvaret më as nga Nikolla Gruevski as nga Zoran Zaevi as nga Ali Ahmeti e as nga Menduh Thaçi.Kapja e lidershipit të Bdi-së nga Vmro-Dpmne do ti kushtojë shumë jo vetëm Bdi-së si subjekt politik por edhe shqiptarëve në Maqedoni.Ali Ahmeti fjalën ia kishte dhënë edhe për 24 prill por ate nuk mundi ta mbajë, sigurinë e fortë për këtë datë ,një muajë në vazhdimësi z. Ahmeti u mundua tua topitë në kokë edhe anëtarësisë së tijë, por i zhgënjeu përfundimisht në Gostivar.

 

Qenan Aliu