Vitin e kaluar me ftesë të një shokut tim ( familjar i Shaban Zenunit- hoxhës) mora pjesë në përvjetorin e vrasjes së Harun Aliut me shokë, momentet e pritjes së fillimit të programës e pregaditur nga organizatorët (që nuk kisha lidhje se kush janë) ishin rënqethëse.Me padurim e prita moderatorin që të shpalos përmbajtjen e programës, më në fund filloi.Opaa, për veç tjerave ishtë e paraparë që fjalën ta merë Kim Memeti dhe Hazbi Lika, u mundova pak të përmblidhem dhe ti komponoj mendimet dhe lidhjet e këtyre me Harunin dhe shokët, por nuk ja arita!!! pyeta shokun që më mori me vete, se ç’ lidhje kan kto me viktimat? Ai i rudhi krahët.
U futa në kujtime dhe analiza(në kuadër të mundësive ,përvojës, dhe njohurive të përgjithëshme që posedoj) se mos ndoshta do të dal në përfundim që do të arsyetohej ndërlidhëshmëria e tyre me viktimat, spaku në kokën time.

Kim Memeti-i lindur dhe shkolluar në kohën e sistemit monist , me sjellje dhe mentalitet të tillë dhe me një të kaluar shum të paqartë familjare(sipas blla blla-ve që kan aritur në veshin tim), që shpeshëher gojën e ka shum më të shpejtë se mendjen, që herëpasëhere edhe kur ulurinë mendon se thot diçka, flet për pjesën më të pastër të një kombi- DËSHMORËT.

E e, emocionet kur nuk je në realitet janë shum të mdhaja , kështu ndodhëte edhe në fjalimin e Kimit, shum shpejt u harxhuan fjalë e mëdhaja për sakrificën e Harunit me shokë dhe doli te politika, e ktu është tereni më i pastër për Kimin, kujtova se ndoshta që atëher do ti plasë zemra nga yrishi kundër politikës ditore ,( her kombëtare e her gjitëkombëtare) e veçanarisht asaj lokale dhe gati haroj se pjesë e asaj politike është edhe vet ai. Fatkeqësisht ai bëri një haresë shum më të madhe, që të apeloj për zbardhjen e vrasjes se Harunit me shokë. E kujti ti apeloj? Sigurisht personit që mori fjalën pas tij, atij që mban pushtetin që shumë vite.Personalisht për Hazbi Likën kam rumbullaksuar një mendim shum pozitiv si individ dhe mendoj se ai është një ndër personat publik më pozitiv në popullatën e thjeshtë dhe te pa interes.Po, po, por ai mban edhe funksione ku mbrohet edhe interesi i përgjithëshm, ktu, pak mu turbullua ….( si ajo puna me kosin).

Çka tha Hazbiu në fjalimin e tij?? Gjithçka përveç rastit në fjalë, foli për drejtësi , për patriotizëm , ardhmëri,por hiçgjë për ndriçimin e rastit të Harunit me shokë .
U mundova të kujtoj ndonjë moment kur Hazbiu , në institucionet ku është pjesë përbrëse e tyre ndoshta ka ngritur zërin për zbardhjen e aktit barabar të vrasjes , por një gjë e tillë nuk mu kujtua.Kjo rëndon shumë e më shumë. Hazbiu, të ndjerët i ka patur bashkëluftëtar, bile Shaban Zenunin e ka patur edhe shok shum të mirë. Sikur mos të kishte mar fjalën! Do të ishtë diçka ndryshe për familjarët e viktimave?! Jo.Ndërsa për Hazbiun po. Çka? Sado që ai mos të jetë fajtorë personalisht , grupit që ai i shërben nuk mund ti hiqet kjo fajësi.

Hazbi Lika ka përgjegjësi morale , kombëtare e fetare që spaku të çoj zërin për zbardhjen e rastit për Harun Aliun me shokë, nëse do mbetet vetëm në fjalime përvjetoresh do të dëmtoj personalitetin e tij dhe do futet në grupin e grupacionit që i takon, por edhe më keq, do të futet në grupin e parafolësit të tij.

Muhamed Zilbeari

 

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas mrëveshje ndërmjet tyre.