Së paku tre milionë në botë nuk kanë shtetësi, që i privon nga identiteti, të drejtat dhe në shumë raste, për atë shkak nuk mund të punësohen, kumtoi sot Zyra e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatë.

Rohinxhët myslimanë, në vendin me shumicë budiste Mjanmar, janë pakica më e madhe, pjesëtarët e së cilës janë pa shtetësi.

Grupe të tjera janë romët në Maqedoni, kurdët sirianë, bashkësia Karana në Madagaskar dhe Pemba në Keni.

Në Raportin e organizatës u bëhet thirrje qeverive në botë ta zgjidhin atë problem deri në vitin 2024.