Bashkimi Evropian përmes Komisionit Evropian ka ngritur hetim për nxitjen financiare qeveritare të fluturimeve në aeroportin e Shkupit në Republikën e Maqedonisë për kompanitë ajrore që realizojnë fluturime nga ky aeroport, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Këtë sot e theksoi Jakub Adamovic, zëdhënës i Eurokomisionit, si përgjigje ndaj spekulimeve të ngritura në opinion lidhur me subvencionin qeveritar të Maqedonisë në funksionimin e kompanisë së lirë ajrore “wizzair”.

Sipas Adamovicit, Brukseli është i vetëdijshëm për shqetësimin e disa kompanive ajrore dhe aeroporteve në Ballkan lidhur me atë që po ndodh në Maqedoni, për çka sipas tij, nga KE-ja janë në kontakt me autoritetet kompetente në shtetin e Maqedonisë.

“Bashkëpunimi në aviacionin midis BE-së dhe IRJ Maqedonisë është zhvilluar nga Rajoni i përbashkët evropian i aviacionit dhe në këtë kontekst ne jemi njoftuar se disa kompani ajrore kërkojnë hetim nga Komisioni lidhur me nxitjen financiare që Qeveria e IRJ Maqedonisë ndoshta ua jep kompanive ajrore që operojnë nga aeroporti i Shkupit. Ne jemi gjithsesi se të vetëdijshëm për shqetësimin që është ngritur për skemën për nxitje financiare që jepet nga Qeveria në Shkup nga viti 2012 kompanive ajrore që dëshirojnë t’i marrin shërbimet në aeroport”, theksoi Adamovic.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë joformale të Unionit, ka mundësi për distorzim të konkurrencës që mund të ngrihet midis aeroportit të Shkupit dhe aeroporteve të tjera në sferë dhe kompanive ajrore që fluturojnë deri në këto aerporte dhe në këtë kontekst Brukseli për Maqedoninë këtë e bën në frymën e 864/2004 rregullimit nga Rajoni i përbashkët evropian i aviacionit për mbrojtje të kompanive ajrore kundër subsidiaritetit lidhur me vende të treta, që nuk janë të BE-së.

“Tani jemi në kontakt me autoritetet kompetente në Shkup dhe po grumbullojmë informata për hetim të mëtejshëm të kësaj çështjeje. Ndoshta vetëm do ta vendosim këtë çështje për kushte korrekte dhe transparente tregtare në kontekst se ka edhe Stategjia e aviacionit për Evropën që e ngritëm dhjetorin e kaluar dhe, kuptohet, një prej elementeve kyçe është që të përforcohet konkurrenca e sektorit të aviacionit evropian në përgjithësi dhe të përforcohet pozicionimi i tij global”, shtoi Jakub Adamovic.

Sipas zëdhënësit të KE-së, njëri nga gur-themelet e Strategjisë së aviacionit të Evropës është firmosja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të aviacionit me lojtarë si Azia, Asociacioni i kombeve aziatike juglindore, me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe me Turqinë dhe në këtë kontekst Brukseli beson se këto marrëveshje të ardhshme do të krijojnë mundësi të reja ekonomike dhe do të krijojnë kushte korrekte dhe transparente tregtare për të gjithë lojtarët, si për kompanitë ajrore të BE-së dhe ato ato që nuk janë të BE-së, gjegjësisht si në BE, ashtu edhe jashtë Unionit.

“Në këtë kontekst, të martën e ardhshme ka Këshill të BE-së për transport në Luksemburg ku do të ketë vendime të rëndësishme”, përfundoi Adamovic.