Djema, Kemal SK është heroi i natës së kaluar! Me vet inicativë ka shkuar para spitalit dhe gjithë natën ka shpërndarë çaj dhe kafe për të gjithë familjarët të cilët ishin mbledhur para Qendrës Urgjente “8 shtatori” në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre. Djaloshi është humanistë i njohur dhe gjithmonë del në ndihmë”, ka shkruar Verçe Krstevska në llogarinë e saj në rrjetin soacial Facebook, transmeton KOHA.

Ajo thotë se Kemali, sonte përsëri do të jetë aty me shokët e tij të cilët e ndihmojnë atë në këtë vepër humane.“Do ta kisha lutur publikisht që sonte të vendos një kuti në vendin ku jep ndihmë dhe të gjithë ne të ndihmojmë dhe të lëmë ndonjë qindarkë. E dijë se këtë mund ta bënë edhe vet, por nuk dua që të jetë vetëm, dua të gjithë të ndihmojmë. Djaloshi ndante kafe, lëngje, çaj, gjevrek…”, bënë thirrje Verçja.

Ajno thotë se disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike dhe të afërmit e tyre nuk lëvizin prej para spitalit. Të humbur dhe dëshpëruar, mbrëmjen e së mërkurës e kanë pasur vetëm se Kemalin i cili është kujdesur për to.“Një Kemal – është ngritur për të gjithë ne, të rreshtohemi sote të gjithë pas tij! Djaloshi gjithë natën ka qenë para spitalit, deri para orës 16. Sonte përsëri nga ora 19 do të jetë aty. Kemali e meriton mbështetjen tonë të plotë! Kaloni dhe ndihmoni”. (koha.mk)