Izet Mexhiti i është shmangur takimit me grupë rreth 20 vetë të cilët kanë hyrë në zyrën e tij

Nuk ka informata të sakta se nga kush përbëhet grupa e cila në mënyrë të dhunshme ka hyrë në zyrën e Izet Mexhitit. Nga MPB e vërtetuan ngjarjen, por edhe nga aty nuk ka detaje se çka kërkoi grupi prej rreth 20 anëtarësh nga kryetari i Çairit. Flitet edhe për atë se në momentin kur grupa ka kuptuar se Mexhiti nuk gjindet në ndërtesën e komunës si porosi i kanë lënë një plumb.

Edhe përkundër mundimeve që të marrim vërtetim rreth ngjarjes nga Mexhiti për këtë ndodhi, kryetari dje nuk iu përgjigj telefonatave dhe as SMS porosive në lidhje me atë se kush janë ata që e kërcenuan, e as për atë se a është e vërtetë që i është lënë plumbi si porosi.
Jo-oficialisht, flitet se rasti në fjalë ka të bëj me disa biznis-interese ose për trysni për realizimin e interesave të dikujt.
As nga partia e zotrit Mexhiti nuk deshën të flasin në lidhje me hyrjen me dhunë e grupës deri tash të panjohur ne Komunën e Çairit.
Nga MPB për “Dnevnik” vërtetuan se para dy dite, një i punësuar në Komunë ka lajmëruar në polici se një ditë më parë rreth orës 11.30 në ndërtesën e komunës ka hyrë me dhunë një grupë prej 20 anëtarësh dhe janë drejtuar tek zyra e Mexhitit. Sipas policisë, pjesa më e madhe e grupës kanë qëndruar në katin e parë të ndërtesës së komunës, ndërsa vetëm tre prej tyre janë drejtuar tek kati i tretë, ku edhe ndodhet zyrja e z. Mexhiti. Aty ata takuan sekretareshën e cila i informoi se kryetari nuk gjindej në ndërtesë, me çka ata kanë lëshuar ndërtesën.
Disa portale në gjuhën shqipe dje transmetuan se Mexhitin në zyrat e komunës e kanë “vizituar” dy Kosovarë. Sipas portaleve, ata kërkuan nga Mexhiti të tërhiqet nga funksioni i kryetarit të komunës. Kryetarin për rastin e kanë lajmëruar anëtarë të partisë, por nuk ka informata nësë rasti është i paraqitur në polici. Portalet informojnë se dy Kosovarët janë të njohur si problematik nga policia e Prishtinës. Thuhet se Kosovarët janë miq të afërt të një funksioneri tjetër nga Çairi dhe se vizita ka ndodhur në kohë kur janë duke ndodhur keqkuptime mes funksionereve në degën e Çairit.