Kompania ruse e aviacionit, IRKUT prezantoi sot në qytetin siberian Irkutsk aeroplanin e saj më të ri të pasagjerëve, të quajtur MS-21. Kryeministri rus Dmitry Medvedev mori pjesë në këtë ceremoni dhe shprehu shpresën se kompania ruse do të gjejë konsumatorë për këtë avion. Kompania IRKUT, e cila ka prodhuar edhe avionë luftarakë Su-30, tha se avioni i ri është më i lehtë, më i fortë dhe më i rehatshëm se sa avionët e saj të mëparshëm.