Sot në Kumanovë është mbajtur Kuvendi i degës, ku janë zgjedhur përfaqësueset e Forumit të gruas të Lëvizjes për Reforma – PDSH.

Kryetare e Forumit të Gruas për degën e Kumanovës është zgjedhur Prof. Lutfije Veseli, e cila falënderoi kuvendaret e pranishme për besimin e dhënë dhe tha që do të kontribuojë që femrat e Kumanovës por edhe në përgjithësi të kenë vendin e duhur edhe në sferën e politikës.

Sekretari i përgjithshëm Arben Taravari para të pranishmëve tha se femra shqiptare duhet të zërë vendin e merituar edhe në politikë.

“Shqiptarët shpesh betohen në familje, sepse familja është institucion i shenjtë për neve, ndërkaq gruaja dhe nëna shqiptarë  është simbol i edukatës dhe zhvillimit të familjes. Fëmijët janë ato për të cilët jetojmë, punojmë dhe sakrifikojmë, andaj në LR-PDSH femra do ketë vend të veçantë. Ne do të mundohemi që femra shqiptare të ketë impakt sikur në familje, po ashtu edhe në shoqërinë tonë”, tha Taravari.

Ndryshe, Kuvendi i degës për Forumin e Gruas në Kumanovë mbahet në vigjilje të Konferencës së Gruas që në nivel republikan do të mbahet javët në vijim, pas përfundimit të gjithë kuvendeve të degëve.fg ku 1 fg ku 3 fg ku 5