Ka qenë një porosi me përmbatje kërcënuese përmes viberit që ka arritur në celularin e profesorit universitar, Ali Pajaziti, njofton Flaka. 

Ky i fundit, kërcënimin përmes telefonit, e ka denoncuar në faqen e tij në Facebook.

“070958126 ky eshte numri i kercenuesit sonte. S’me frikeson fare. Vec nje Zot e kam frike. Voten ua dham per ta ndalu dhunen jo per t’u bere dhunues”, ka shkruar Pajaziti.

Agjencia e Lajmeve Flaka vuri kontakt me profesor Pajazitin, e cila vërteton këtë informacion duke shtuar që rasti tashmë është denoncuar edhe në Polici.

Në një prononcim për televizionin Shenja, ai tha se bëhet fjalë për kërcënime nga nëntoka politike.

“Sonte ne ora 8:47 në viber nga një numër i T-Mobile mora mesazhe me ofendime dhe kërcënim për sigurinë time, me fjalë nga më të ultat. Ky njeri me gjasë i shtyrë nga qarqe të nëntokës politike është pasojë e luftës së pistë të kësaj fushate parazgjedhore. Ky është një indikator se në çfarë derexheje kanë rënë servilët e prijësve të politikës sonë”.

Profesori Pajaziti ka informuar mbi disa shprehi që i janë adresuar nga kërcënuesi “gepekun”,  “do e marrësh vesh pas disa ditëve”, “ne ia kemi bë kështu e ashtu shkaut…”, e të ngjashme. Flaka