“Oj nënë ç’janë këto autoblinda në Kumanovë, a mos po ndodhë prap luftë”, janë fjalët e një nëne kumanovare, e cila i ka postuar ato në rrjetin social facebook, pasi që ka hasur në autoblindat në qendër të qytetit, që kishin rrethuar sallën ku po mbahej tubimi i BDI-së me në krye Ali Ahmetin.

Ajo thotë se është përballur me këtë tmerr derisa kishte dal për ti blerë ushqim fëmijës së saj. Autoblindat kanë parakaluar gjatë orës 20:45 duke braktisur Kumanovën, por duke lënë ofshama dhe reagime të shumë kumanovarëve që po ndiqnin ato.

“Çka është more kjo, pse kështu. Aty e paska pru punën, turp na trishtuan dhe spo na heqin autoblindat”, reagonin kumanovarët në rrugën afër xhamisë së qytetit.

MPB kishte përforcuar masat e sigurisë për tubimin e BDI-së, disa javë pasi që kryetari i kësaj partie dhe eskorta që e shoqëronin u sulmuan me gurë në hyrje të Çerkezit. Por tani ishin ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar praninë e Ahmetit.(INA)

kumanova