Tolgahan Sayisman është kthyer në një fenomen, jo vetën në Turqi por edhe në Shqipëri.

Edhe pse i martuar me ish-missin shqiptar, ai është bërë ëndrra e cdo vajze, ama vetëm Almeda e ka.

Almeda është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ku një nga pyetjet nga “Facebook” vinte nga një vajzë që hapur fare i shkruante Almedës t’ja lërë asaj burrin.

“E konsideron veten me fat që ke një bashkëshort të tillë? Nëqoftëse jo, ma jep mua”, shkruante komentuesja.

“Sigurisht e konsideroj veten me shumë fat. Dhe nuk kam ndërmend t’ja lë asnjeriu, kështu që të lutem…”, ishte përgjigja e Almedës.