Këshilli i Prokurorëve publik nuk do t’ja jap Katica Janevës lëndët “Magjar Telekom” si dhe dy lëndët që janë ngritur kundër Zoran Verushevskit dhe djalit të tij. Në seancën e sotme Këshilli njëzëri vendosi që këto lëndë t’i kthej në prokurorinë themelore publike. Këshilli nga Janeva nuk ka marrë argumente se ajo është kompetente të vendos për këto lëndë.

“Me 7 vota “për” është vendosur se për veprim të ligjshëm edhe më tej do të jetë prokuroria themelore publike edhe atë: prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe prokuroria themelore publike. Do të thotë, të gjitha lëndët që janë te ne, do të kthehen që për të njëjtat të vendosin këto prokurori. Është evidente se ajo nuk është kompetente të veproj për këto lëndë dhe me këtë ajo i tejkalon kompetencat ligjore që ka”, deklaroi Petar Anevski, kryetari i Këshillit të prokurorëve.

Këtë vendim Këshilli e mori pas konferencës për shtypit të Janevës, e cila paralajmëroi hetim të ri me emrin “Fortesa”. Pas konferencës për shtyp, prokurorja speciale erdhi në Këshill dhe u largua për vetëm 5 minuta. Shkurtë u deklaroi kolegëve të saj se lëndët duhet t’i marr Prokuroria Speciale.

“Unë veproj në pajtim me Ligjin e PSP-së dhe nuk kam për obligim të marr pjesë në mbledhjet e tyre, e as të sqaroj pse i marr përsipër këto lëndë. Në lidhje me kompetencat, autonomia e veprimit tim është e qartë me Ligjin për Prokurori speciale publike”, u shpreh Katica janeva, prokurore speciale publike.

Prokurorët në Këshill thanë se janë të ofenduar nga sjellja e Janevës, e cila nuk ka dashur të përgjigjet në asnjë nga pyetjet e tyre.

“Kjo tregon se nuk do të bashkëpunojë me Këshillin, nuk do të përgjigjet në pyetje, nuk do të përgjigjet në pyetjet tona, ndërsa erdhi, hyri vetëm të na përshëndesë. Unë u përpoqa t’ia shpjegoj se ajo është Prokurore publike, se përgjigjet para Këshillit për punën e saj profesionale dhe ligjore, megjithatë ishte kategorike se përveç kësaj që e tha se – “Mos më kërkoni në të ardhmen, nuk do të vij më”, theksoi Anevski.

Këto tri lëndë Prokuroria publike e Shkupit i dorëzoi deri tek Këshilli i prokurorëve publik që të vendosë kush duhet të veprojë me ato lëndë. Janeva nga Këshilli u largua me duar bosh./Alsat-M