Shkruan: Arta Toçi

 

Fotografia 1: Fillimi i viteve të ’90, ne Kosovë  fillon dhe zhvillohet lëvizja e madhe kombëtare për pajtimin e gjaqeve. Bartës i kësaj iniciative është Këshilli për Pajtimin e Gjaqeve, me në krye Anton Çetën. Ne Këshillin  për Pajtimin e Gjaqeve bëjnë pjesë shumë intelektual shqiptarë, si Zekirija Cana, Mark Krasniqi, Muhamet Pirraku, Fadil Grajçevci, Jahir Ahmet dhe shumë të tjerë nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.

–          Duke pasur parasysh misionin e këtij Këshilli, intelektualë nga mbarë Kosova e përkrahën dhe e dhanë kontributin e tyre në forma dhe mënyra të ndryshme. Ishin këta intelektualë të cilët kishin bërë emër shumë kohë para se të formohej Këshilli dhe ky Këshill nuk iu shërbeu për afirmime personale prandaj asnjëri prej tyre nuk e konsideroi Këshillin si formë për dalje nga anonimiteti. Asnjëri nuk u fut në Këshill për të hedhur pluhur mbi dështimet paraprake politike dhe profesionale; asnjëri prej tyre, para përfshirjes në Këshill, nuk kishte bërë emër në grupime shumënacionale; asnjëri prej tyre nuk ishte një maço lokal i një çarshie me kalldërma e me dyqane zejtarësh ndërsa krijimtaria e tyre i tejkalonte kapacitetet intelektuale të një biblioteke të çarshisë. 

Fotografia 1: Ky Këshill arriti të pajtojë 1000 gjaqe.

–          Ky Këshill kishte mision dhe qëllim përfundimtar. Ai ishte një qëllim i fisëm përballë represionit shtetëror. Ky qëllim ishte i qartë për të gjithë, pa asnjë dilemë për çiltërsinë ndaj idealeve kombëtare. Ky Këshill u pranua dhe ndihmua nga të gjithë sepse në asnjë moment, tek askush, nuk ngriti dilëmen e një grupimi antikombëtar. Njerëzit e këtij Këshilli ishin dëshmuar më herët, disa si gjeneratë e dytë e disa edhe e tretë e patriotëve shqiptarë. Ata ishin vetem shqiptarë dhe reflektonin shqiptarizëm në vepër. Si punonjës të Institutit Albanologjik të Prishtinës kishin pasur raste të takohen me krijues nga mbarë bota por ata e adhuruan vetëm gjuhën, kuturën, traditën dhe simbolet e tyre. Si krijues, ata lanë pas vepra kapitale të shkencës së albanologjisë dhe historisë, si dhe vepra arti që do mbeten në opusin letrar mbarëshqiptar. Gjuha e krijimtarisë së tyre nuk ndryshonte varësisht nga koha dhe interesi personal. Ata gjithmonë kishin shkruar në gjuhën shqipe sepse ajo ishte gjuha e fjalës së tyre të parë dhe të fundit në jetë. Prandaj dhe nuk e donin askënd më tepër se shqiptarin aq më tepër jo ata të cilët me shekuj e kishin mohuar të drejtën e dashurisë ndaj kombit.

          Fotografia 1: Tek Varret e Llukës arrin të tubojë rreth gjysmë milioni njerëz edhe pse të rrethuar nga autoblindat dhe policia e armatosur sërbe.

–          Edhe pse Kryetari i Këshillit ishte një anëtar aktiv i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai asnjëherë nuk i dha dimension partiak këtij organizimi gjithëpopullor. Tubimet e Këshillit shkonin në rritje, nga i pari e deri te i fundit, në Verat e Llukës, ku arrin të tubojë mbi gjysmë millioni njerëz nga mbarë Kosova e më gjërë. Edhe pse vinte nga LDK, në tubime kryetari i Këshillit asnjëherë nuk i quajti shqiptarët as ‘lidhëtar’, as ‘demokratar’ e as ‘kosovar’. Ai e dinte mirë se ata të gjithë ishin shqiptarë dhe si një shqiptar i mirëfilltë, Antoni e dinte se do i ofendonte nësë i ndante në njësi më të vogla se vetë kombi.

–          Te Varet e Llukës ai nuk ftoi askënd, nuk i siguroi transport askujt, nuk e joshi askënd me asgjë, nuk e gënjeu askend. Edhe në rrethana të tilla, ai bëri që të gjithë të ndjhen pjesë e një kauze madhore, dhe këtë e bëri sepse ai ishte i madh. Njerëzit e mëdhenj të bëjnë të ndihesh i madh ndërsa të vegjlit të fusin në guacën e vogëlsisë së tyre. Të vegjëlit janë të destinuar t’i shërbejnë tjetrit dhe ata gjithmonë, pa përjashtim, i shërbejnë atij nga i cili mohohet.

–          Në tubimin te Verat e Llukës njerëzit kishin frikë vetëm nga policia sërbe por jo dhe nga bashkëkombasit e tyre. Në vitin 1990 nuk kishte vetëm një tubim, ato kulmuan me tubimin madhështor. Secili nga këto tubime mblidhte shifra njerëzish me nga 3, 4 e pesë zero, por në asnjërin prej tyre nuk u ‘shpall armiku’ në mesin e shqiptarëve sepse ata ishin të mëdhej, dhe të mëdhejtë pajtojnë e falin edhe atëherë kur ka ç’të falet.

Fotogafia 1: Në këtë Këshill u shquan emrat e medhej të kombit: Anton Ceta, Zekirija Cana, Mark Krasniqi, Muhamet Pirraku, Don Lush Gjergji, Mulla Xhevat Kryeziu, Imzot Nike Prela.

–          Ky Këshill reflektoi mbi një realitet shqiptar i cili ishte vetëm një epizodë e historisë tonë. Ata dëshmuan se jemi specje e vecantë në botë, shpresoj të mos jemi në zhdukje. Jemi ata të cilët për kombin nuk bëjmë dallime në titujt tonë, aty bëhen një Imzoti, Mulla, Doni, Hafëzi. Aty bëhen një edhe Antoni, Zeqirjai, Muhameti, Marku. Këtë e bëjnë vetëm ata të cilët e dijnë se kur ti e mohon tëndin, hap rrugë drejt mohimit të vetëvetes.

Fotografia 1: Duke parë rrëndësinë e unifikimit kombëtar, Këshilli e shtriu veprimtarinë e vet përtej kufijve të Kosovës.

–          Për anëtarët e Keshillit, kombi kishte dimenzione më të gjëra, prandaj dhe ideja e tyre u pranua edhe përtej rrugëve me kalldërma. Në Malësinë e Tetovës u bë pajtimi i gjaqeve nga Këshilli nismëtar, me në krye Mehmet Gegën, ish-i burgosur për gjuhë e flamur, ndërsa me 1 Maj, në Veleshtë të Strugës, intelektualë e ish-të burgosur iu bashkuan nismës së Anton Cetës.  Nuk është e rastit që në mesin e këtyre emrave janë njerëz që vitet më të bukura të jetës së tyre i kanë kaluar në burgjet e ish-Jugosllavisë. Asnjëri prej tyre për kriminalitet apo kontrabandë. Dhe, nuk është e rastit që pikërisht këta njerëz inkuadrohen në këtë lëvizje e cila ishte vazhdimsi e veprimtarisë së nisur vite e vite më parë.

 

Fotografia 2: Ne ditën e Evropës

–          Këta ish-të burgosur lanë pas vetes fëmijët, nipat e mbesat e tyre. Janë pikërisht ata të cilët në ditën e Evropës, në qendrën e Shkupit, u shtynë, u dëbuan e u shpallën armiq. U shpallën armiq në rrugët e qytetit të cilat i kishin ecur me vite gjersa shkonin ti vizitonin baballarët e tyrë në burgun e Idrizovës. E dhimshme apo jo? U shtynë nga ata për të cilët Idrizova është vetëm një lagje e Shkupit ndërkohë që për të dëbuarit Idrizova ishte dhimbje.

 

 

 

 

 

Fotografia e re: Me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lëvizjes Mbarëpopullore të Pajtimit të Gjaqeve, Presidentja Atifete Jahjaga dekoroi lëvizjen për pajtimin e gjaqeve me dekoratën presidenciale të pajtimit “Anton Çeta”.

–          Tash e disa vite më vonë, do shënohen pervjetore të reja të Lëvizjes Mbarëpopullore të Pajtimit të Gjaqeve ndërsa dekorata “Anton Çeta” do vazhdojë t’iu jepet atyre që e meritojnë. Ai Këshill kishte njerëz me të cilët u emërtuan dekorata dhe kishtë bërë vepra që do shënojnë një ndër historitë më të ndritshme të kombit gjithandej. Tash e do vite më vonë, do të kemi vetëm një Këshill për të cilin do flasim me pietet dhe një çmim me të cilin do nderohet cdo shqiptar qe do e meritojë atë.  

©fol.mk