Shqipëria do të mbajë takimin e saj të rregullt për stabilizim dhe asociim me Bashkimin Evropian më 1 mars për Maqedoninë e Veriut takimi është shtyrë.

Ky do të jetë Këshilli i stabilizim-asociimit i 11-të për Shqipërinë, forum kyç për vendet kandidate për anëtarësim ku diskutohet për përparimin e reformës.

Sipas shërbimit për shtyp të Këshillit të BE-së, takimi i së hënës do të përqendrohet në strategjinë për anëtarësimin në BE dhe përmbushjen e kritereve politike, ekonomike dhe financiare për hyrjen në BE.

Maqedonia e Veriut është dashur të mbajë seancë të rregullt të këtij Këshilli në fund të këtij muaji, por takimi u shty pa një datë të caktuar. Agjenda pas zgjedhjeve në Bullgari pritet të jetë më e qartë, e cila pengon procesin e fillimit të negociatave me Shkupin.

Disa javë më parë, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë të Veriut, Bujar Osmani, e vlerësoi se ai nuk e konsideron këtë vonesë si presion nga ana e BE-së ndaj Shkupit për t’u nënshtruar kërkesave të Sofjes.(Zhurnal.mk)