“Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Beogradit tani janë të mira,” tha në një deklaratë të shkurtër, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, në pyetjen e “Makfaks”, sesi i vlerëson marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve, që nga skandali diplomatik para një muaj e gjysmë në të cilën u tërhoq i gjithë stafi diplomatik nga ambasada serbe në Shkup, përcjell Fol.

“Nuk ka elemente të reja për këtë çështje”, ka thënë Daçiq pas një fjalimi në Forumin e Sigurimit të Beogradit, i cili është mbajtur këto ditë në kryeqytetin e Serbisë.

Daçiq 20 minuta u është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve, të cilët ishin të pranishëm në këtë forum. /Fol/