Asociacioni i Menaxherëve të Maqedonisë, i ndau çmimet për menaxherët më të mirë në vitin që lëmë pas, përcjell Fol.

Për menaxhere më të mirë është shpallur Anita Spasovska nga kompania ‘Buçen Kozjak’, ndërsa çmimin për menaxher e mori Igor Kërpaçovski nga ‘ArvcelorMittal’.

Krahas çmimeve për menaxherë më të mirë, në solemnitet janë ndarë edhe mirënjohje dhe falënderime.

ASM është themeluar në dhjetor 2015, me qëllim të rrjetëzimit afarist, edukim, promovim dhe përfaqësim të interesave të anëtarëve-menaxherë. /Fol/