Kravata është shumë e rëndësishme për punën në zyrë, në rastet e prezantimeve apo në takime që kanë vlerë.

Por, nëse mbahet shumë e ngushtë, kravata ul fluksin e gjakut që shkon në tru dhe rrit presionin e brendshëm në sy, duke shkaktuar kështu dhimbje kronike të kokës, shqetësime në veshë dhe pamje jo të qartë, transmeton Klan Kosova.

Nga ana tjetër, lëvizjet e kufizuara të qafës mund të çojnë në tension muskular në shpatulla dhe përgjatë shpinës.