1. Vendosni lapsin e buzëve më sipër konturit të vërtetë duke krijuar një disproporcion aspak të këndshëm për syrin.
2. Përdorni fondatinë më të errët se lëkura juaj.
3. Përdorni laps të zi në pjesën e poshtme të syve.
4. Mbushni vetullat me laps më shumë seç duhet.
5. Vendosni ton shumë të errët në qepallat e syve.
6. Përdorni shumë rimel në qerpikët e poshtëm.
7. Përdorni të njëjtën ngjyrë buzëkuqi si toni i syve.
8. Vendosni shumë ton në mollëza. Ky gabim bie më shumë në sy kur përdorni bronzer.
9. Nuk vendosni korrektor poshtë syve, si pasojë kjo zone delikate duket shumë e zbehtë.
10. Vendosni dy a tri shtresa fondatine në fytyrë dhe nuk e lini atë të ketë shkëlqimin e saj natyral.