Këngëtarja e re shqiptare, Kida, ka publikuar një foto nga sesioni i fundit i realizuar.

 

Bukuroshja ka shfrytëzuar motin e ftohtë në këtë dimër të fortë për t’u zhveshur dhe për të treguar anët e buta të saj.

Në një stil të ri flokësh “krejt ndryshe”, bukuroshja shfaqet me një xhaketë xhinsesh në pjesën lart, teksa vështirë mbulon veshjen e saj që duket të jetë një konstelacion gurësh i kombinuar në elemente që asociojnë në ngjyrën e kaltërt.

 

Provokuese në pjesën e poshtme, ajo mbulon pjesën intime me duar, në këtë foto mjaft artistike dhe atraktive të realizuar prej saj, shkruan Telegrafi.

Fotosesioni është realizuar nga Norik Uka.

 

Ka kohë që Kida nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor, e për këtë ka pritje të mëdha nga publiku i saj pasi që zakonisht realizon këngë që dëgjohen shumë. /Telegrafi/