keshilliMbrëmë në Tetovë u mbajt tribuna e pestë me radhë mbi Këshillin Mbipartiak i inicuar nga Lëvizja Besa. Ky këshill ka për qëllim unifikimin e opozitës shqiptare në Maqedoni si rezultat i krizës politike, kështu u shprehën anëtarët e këshillit në Tetovë

Në këtë diskutim ishin të ftuar shumë njerëz, gazetar dhe intelektual. Poashtu si panelist ishin të ftuar Kim Mehmeti, Mahmut Jusufi, Xhemail Çupi, Hisnixhevat Husejni. Më pas vijuan pyetjet nga gazetarët dhe të pranishmit.

Duke e pasur parasysh se tani edhe Kim Mehmeti i është bashkangjitur Këshillit Mbipartiak, gazetari i Telegrafit iu drejtua Mehmetit me pyetjen se a do të thotë kjo se në zgjedhjet e prillit do të kandidojë për deputet, ai përgjigjet kështu: ‘Nuk do të ndodh kjo gjë, mirëpo nëse do të kandidojë, atëherë do ta zgjedh Tetovën si zonë, edhe atë i katërti në listë sepse Tetova është boshti matës politik, edhe unë nuk mund të dal i pari në listë para tetovarëve. /Telegrafi/