Shkrimtari Kim Mehmeti ka komentuar situatën aktuale politike në të cilën ndodhet Shqipëria dhe Kosova.
Më poshtë e gjeni statusin e Mehmetit:
“Ministri i mëparshëm i Punëve të Brendshme të Shqipërisë është i akuzuar se ka bashkëpunuar me banda narkomafioze?! Ministri i tanishëm i policisë së Shqipërisë e paska vëllaun të dënuar për trafikim droge! Është e mundur që partia pushtetmbajtëse në Shqipëri të mos ketë në kreun e saj asnjërin që nuk është i lidhur me qarqet kriminele e narkomafioze?! Dhe kur i dëgjon akuzat që njëri tjetrit ia drejtojnë burrështetasit e Tiranës dhe Prishtinës, të kap frika dhe s’ke si mos e pyesësh veten: mos vallë ‘Shqipëritë’ tona janë të zaptuara nga partitë që u shërbejnë bandave kriminele dhe, mos ato janë të drejtuara nga burrështetas të kapur peng nga narkomafia?! Çka nuk na shpërlanë nga përgjegjësia as neve që i mbështetëm dhe i votuam ata!”