Një nga kompanitë më të suksesshme dhe më në rritje në Kinë është kompania LeEco. Produkti më i veçantë i saj është Le Syvrac.

LeEco në biçikletën Le Syvrac përdor softuerin Google Android në një ekran 4-inç i cili është i vendosur në mes të timonit. Biçikleta është plotësisht e bazuar në teknologji. Kompania ka instaluar laserët të cilët lëshojnë rreze të kuqe të dritës në çdo anë të biçikletës, në mënyrë që të vërehet më lehtë në komunikacion.

Punon me një procesor me katër bërthama, ka 4 gigabajt RAM memorie, dritën e përparme, censorin për matjen e rrahjeve të zemrës, altoparlantin e integruar dhe kamerën.

Kjo biçikletë e kompanisë LeEco tashmë është në shitje në Kinë, madje mund te shitet edhe në tregjet e tjera jashtë Kinës me një çmim prej rreth 800 dollarë më shumë se versioni me kornizë prej karboni që kushton mbi 6 mijë dollarë.