Ballina Lajme Maqedoni Kiracovski: Në Ohër ka raste të presioneve politike në administratë

Kiracovski: Në Ohër ka raste të presioneve politike në administratë

Zëvendësministri plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Kiracovski ishte për vizitë në Komunën e Ohrit, si dhe në qendrat për punë sociale në komunat Krushevë mdhe Resnjë.

Kiracovski pas takimit me kryetarin e Ohrit Nikolla Bakraçeski dhe personat udhëheqës në vetëqeverisjen lokale në deklaratë theksoi në dukuri të presioneve politike ndaj të punësuarve në administratë dhe sektorin publik, siç janë kanosje për ulje të pagave, vlerësim ndëshkues për punën e tyre, masa disiplinore, e deri në kërcënime për risistemim në vend tjetër pune.

“Kryetarit të komunës së Ohrit i ka përmenda rastin me të ashtuquajturën ‘ekspeditë ndëshkuese’ përmes të cilët nëpunësit në komunë që nuk pajtohen me mendimet e pushtetit me urdhër të sekretarit të komunës janë risistemuar në ndërtesën komunale në fshatin Kosel, ku punojnë në kushte joadekuate”, theksoi Kiracovski.

Ai tha se ka qenë edhe në atë objekt dhe ka pasur takim me të punësuarit, me ç’rast ka vërejtur kushte joadekuate për punë. “Kushtet nuk janë të mjaftueshme për punë të prëditshme, ata të punjësuar nuk marrin kurrfarë detyra pune, ndërsa nga ana tjetër bëhet vlerësim ndëshkues për punën e tyre nga ana e shefit të vendosur partiak”, tha Kiracovski duke paralajmëruar aktivitete të shërbimeve inspektuese për sanksionim të dukurive të këtilla.

Për pohimet e këtilla të Kiracovskit u prononcua edhe kryetari i komunës Bakraçeski, i cili theksoi në nevojën që të gjithë subjektet, si nga partitë politike ashtu edhe nga institucionet shtetërore, e jo vetëm vetëqeverisjeve lokale, të investojnë përpjekje maksimale që të parandalohen mundësi eventuale për ndikim politik ndaj të punësuarve në administratën publike.

“Për këto tre vite e gjysmë udhëheqjeje me komunën, as unë e as ekipi im nuk ka kryer presione të hapura ndaj të punësuarve në administratë ose ndërmarrjet publike për realizim të ndonjë axhende politike. Trendi i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, unë si kryetar komune do t’i investojë të gjithë përpjekjet që administrata si edhe deri më tani të jetë e mbrojtur dhe e lirë nga çfarëdo lloj ndikime ose presione politike”, tha Bakraçeski.