Reperi Kastriot Rexha i njohur për publikun si Majku, dy muaj më parë ka marrë epitetin baba.

Majlinda solli në jetë Roanin, i cili ditë pas dite po rritet dhe po fillon t’i marrë tiparet e prindërve.

Në imazhin e fundit që Majlinda ka publikuar në rrjete sociale, shihet se Roani me tu rritur po i ngjanë babait.

Çifti Majlinda Zeka dhe Majk janë në mesin e çifteve më të përfolura në shoubizin vendor, madje ata u bënë temë kryesore në mediet rozë pas ndarjes.

Tash edhe pse ende nuk ka diçka publike, dyshohet se Majk dhe Majlinda janë ribashkuar.