Sot ekipi i volejbollit të Shutovës triumfoi ndaj Sushevës si mysafir në Strumicë me rezultat maksimal 0:3 ne sete(10:25,12:25,19:25). Ky rezultat flet për një sukses të madh të kërçovarëve, duke bërë të ditur se Shutova jo vetëm që ruajti pozitën e parë në tabelë, por edhe nga 15-të xhiro të zhvilluara gjatë kampionatit arriti katërmbëdhjetë fitore dhe një humbje.
Edhe pse ndeshjet kampionale përfunduan, Shutova vazhdon me sfida tjera , duke vazhduar seancat stërvitore për të fituar Finalen e Kupës në vend, si dhe për të garuar në ndeshjet e plejofit, ku shpresojme se do të jetë ngadhënjimtare.