Koalicioni LSDM – BESA dorëzoi listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 12 Prillit. Sipas shefit të shtabit, Arijanit Hoxha lista e cila është dorëzuar është listë fituese e zgjedhjeve.
“Koalicioni LSDM-BESA sapo dorzoi listën e kandidatëve për deputet për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare që do mbahen më 12 Prill.
Ky është koalicioni fitues që do qeverisë me vendin në mandatin e ardhëshëm 2020-2024, ndërsa garanca për përfaqësimin e shqiptarëve është ekipi i Lëvizjes BESA dhe deputetët: Bilall Kasami, Fadil Zendeli, Hatije Etemi, Kastriot Rexhepi, Bastri Bajrami, Abdush Demiri, Melinda Rashidi.