Zgjedhjet lokale në Maqedoni u japin mandat të pastër kryetarëve dhe këshilltarëve të komunave për atë si qytetarët duan të duken autoritetet lokale në komunat e tyre, vlerësoi dje zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq në deklaratën me shkrim të publikuar në faqen e internetit të KE-së, përcjell Fol.

”Zgjedhjet u monitoruan nga OSBE/ODIHR i cili në deklaratën fillestare deklaroi se dy rrethet ishin konkurruese përmes respektimit të lirive themelore, edhe pse ishin vërejtur dobësi të caktuara”, thotë Kocijançiq.

Ajo theksoi se të gjithë faktorët e interesuar në shtet duhet të zbatojnë rekomandimet e dhëna nga OSE-ODIHR.

Vërejtjet dhe ankesat e pjesëmarrësve në zgjedhje, sipas Kocijançiq, duhet të drejtohen në institucionet relevante përkatëse. /Fol/