Deputeti i BDI Rafiz Haliti sonte në Click  pa fije turpi pohon se: “Deri sa BDI është në pushtet çdo herë shqiptarët kanë pas zgjedhje të lira, fer dhe demokratike”, duke anashkaluar dhe duke mos u skuqur fare për masakrën zgjedhore të zgjedhjeve lokale të 2013.

Shqiptarët shumë mirë e dinë se sa të lira ishin ato zgjedhje, ende i kujtojnë bandat kriminale të BDI-së të udhëhequra nga komandantët partiak të policisë në bashkëpunim të ngushtë edhe me të burgosur- të liruar, enkas pë zgjedhjet ,ku shumica prej tyre me dosje të rënda kriminale ndihmuan dhunimin e vullnetit të shqiptarëve. Mos të flasim për paratë e vjedhura të postës ku vet komandanti që mundohet të shitet patriot ishte drejtorë! Prandaj me të drejtë sot të gjithë e kanë të qartë se edhe Msusi, bashkë me krejt BDI-në e kanë “bishtin” e shkelur dhe janë bë turpi shqiptarëve!

aliti