KOMENT i javës ; nga F0l.mk

123Bashkëpunimi është qytetërim ndërsa ,, Bashkimi bën fuqinë”

         Proverbi i njohur ,,Bashkimi bën fuqinë,, nuk duhet tani të jetë i vështirë për tu vënë në jetë nga partitë opozitare shqiptare në Maqedoni.

Nevoja imanente e bashkëpunimit të tyre, nuk do të kuptonte humbjen e subjektivitetit politik  si parti, por thjeshtë kooperim së pari për pikat që i bashkojnë. Sepse për të filluar të bisedosh për bashkëpunim së pari flitni për pikëtakimet politike, e më pastaj për të tjerat që ju ndajnë. Por sdo mend se pikat ku këta palë bashkohen janë më të mëdha se ato ku ndahen.

Zërat opozitarë pohojnë se  për synim kemi arritjen e barazisë për shqiptarëve në këtë vendë, luftën kundër korupsionit, zhvillimin ekonomik të vendit ,mirëqenien e qytetarëve etj.

Por si të arrihet kjo? Të ndarë humbet fuqia, të përçarë do të vazhojë sundimi politik e kriminal nga të tjerët !

Pra, edhe pse opozita mendon njësoj por me qasje të ndryshme. Atëherë, kur njëra ka për synim konfigurim dydhomësh parlamentar me start të ndryshimeve kushtetuese, tjetra për ridefinim të sistemit juridik e politik, e tjetra për shtet qytetarë. Madje ,ndonjëra për prosperitet e shtetëformësi të shqiptarëve e tjetra për federalizim. Të gjitha këto synime si emërues të përbashkët kanë  arritjen e BARAZISË për shqiptarët në këtë shtet. Pra njëra nga pikat më sublime për bashkëpunimin opozitarë është kjo, Barazia. Të gjitha të tjerat janë çështje teknike dhe kompromise politike.

Sa më shumë që të koketohet me këtë nevojë imanente të bshkëpunimit opozitarë në këtë kohë kur shoqëria është skajshmërisht e katandisur nga sundimi një dekadësh i këtij koalicioni qeveritarë, aq më tepër do të zbehet energjia e votuesit shqiptarë për të perceptuar besueshmërinë në forcat opozitare. Ata e kanë të shterur energjinë nga kjo  keqëqeverisje , nga varfërimi i tyre, nga vjedhja e tyre ,nga shantazhimi i tyre, nga bastisjet e burgosjet dhe nga nëpërkëmbja e dinjitetit të tyre.

Atëherë , a ka nevojë të shteret vullneti i tyre deri fundë, në kohën kur ata të vetmen shpresë për të shporur këtë të keqe e kanë të drejtuar nga forcat opozitare ?

Mund të ketë të ngjarë të thellojnë dilemën se elektoratet e tyre e duan dhe e presin bashkëpunimin, por vallë a dëshirojnë atë ta bëjnë liderët e tyre. Bashkëpunimi dhe bashkimi zgjedhor opozitar nuk nënkupon bashkimin e liderëve por nënkupton unifikim rreth një ideje rreth një qëllimi . Tani duhet të jeni bashkë, poltika është çëshje e evoluimit të intersave të ndryshme keni kohë edhe për tu ndarë mëtutje. Por në politkë duhet qëlluar momentumin se kurë duhet bashkuar, ndarë apo për tu shporur krejtësisht nga skena politike.

Fundja; A mund të thuhet se kemi Aleancën opozitare të shqiptarëve kurë nuk janë të gjitha në këtë aleancë, a mund të themi se e keni dhënë Besën kur kjo nuk është dhënë akoma, a mundë të themi se kemi unitet kurë Uniteti nuk shihet ende, a mund të thuhet se kemi prosperitet kur prosperimi në bashkëpunimin opozitar mungon akoma dhe a mund të themi se kemi bashkimin apo rilindjen e opozitës kur pa bashkim nuk mund të ketë rilindje.

Dhe të gjitha këta dilema a mund ta sjellin Pranverën për shqiptarët në Maqedoni ?

Bashkëpunimi opozitar është praktik në vendet demokratike, ndër të tjerat ajo çfaq qytetrim dhe kulturë politike./fol.mk