Janë prezantuar këtë të premte tri fanellat me të cilat do të luajë Kombëtarja shqiptare në Europianin francez.

Bëhet fjalë për një dezajn krejtësisht të ri dhe ashtu siç pritej, me një shqiponjë të vendosur në mes në të trija fanellat që mbërrijnë në tri ngjyra, ajo tradicionale kuqezi, e dyta që është e bardhë dhe fanela e tretë që është e zezë, por me nuanca më të theksuara të shqiponjës në pjesën e përparme. (kliko këtu)

Fanella është një ndërthurje mes traditave shqiptare me shqiponjën si simbol dhe modernes, pasi dizenjo e saj është vërtetë unike. Gjithashtu në brendësi fanella ka një shkrim të veçantë në gjuhën shqipe që do të jetë frymëzues për të gjithë personat që do ta mbajnë veshur atë.

Fanellat janë dizenjuar nga kompania “Pik” dhe prodhuar nga “Macron”. FSHF ka bërë të ditur se ka arritur dhe një marrëveshje 5-vjeçare me sponsorin teknik “Macron”, me një vlerë prej 6 milionë euro.

https://www.facebook.com/Digitalb/videos/867339596697298/

Fanella e Kombetares

EKSKLUZIVE, ja uniforma e re e Kombëtares Shqiptare, e pagëzuar me emrin "Triumf", e dizajnuar nga "Pik Creative" dhe e prodhuar nga “Macron”. Dizajn unik, për herë të parë me Shqiponjën në qendër të fanellës. Si ju duket?#Shqiperia #Kombetarja #SHQIPERIAneEURO2016 #DIGITALB #Supersport #JeSuisKUQeZI

Gepostet von DigitAlb am Freitag, 29. Januar 2016