ismet 2Politikani veteran dhe njohësi i zhvillimeve politike në Maqedoni, Ismet Ramadani theksoi se BDI është e gjunjëzuar para VMRO-DPMNE dhe se partia e Gruevskit para anëtarësisë së saj me krenari krekoset se ka arritur ta nënshtrojë dhe nëpërkëmbë një parti që doli nga lufta dhe thirret në emblemën e UÇK-së,

Ai këtë ia bëri me dije deputetit të BDI-së, Rafis Aliti, i njohur me nofkën komandant Msusi në emisionin “Clik Plus” në TV21.

“BDI është e nënshtruar dhe kjo është shumë e qartë. Është shumë e njohur se VMRO-DPMNE nëpër shtabet  dhe forumet partiake flet dhe krekoset se ka arritur me nënshtru një parti të dal nga lufta. Dhe kjo është shumë e qartë, se opinioni është shumë negativ kundër BDI dhe është rritur pakënaqësia”, theksoi analisti Ismet Ramadani.

msusi 21