220 nxënësit e Shkollës Fillore “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës , u janë rikthyer përsëri bankave shkollore pas një javë bojkotimit të procesit mësimor.Ata, nuk po i vijonin mësimet për shkak të mospajtueshmërisë së prindërve me mësuesen Fatmire Bajrami, që mban mbulesë në kokë.

Ndonëse nuk është bërë ndonjë ndërhyrje nga Ministria e Arsimit, autoritete komunale e kanë zgjidhur vet këtë problem duke e transferuar mësuesen e matematikës në Shkollën e Mesme Profesionale Ekonomike Juridike “Lasgush Poradeci” në Malishevë.Ka mjaftuar ky vendim dhe nxënësit e shkollës së Drenonit t’i kthehen mësimit.

Drejtoresha e kësaj shkolle Bukurie Krasniqi, thotë se zgjidhje është bërë nga Drejtoria e Komunës së Arsimit në Malishevë.

Krasniqi shton se të gjitha orët e humbura do të kompensohen gjatë ditëve të shtuna.