Shoqata e sociologëve të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik – Shkup dhe Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” sot dhe nesër organizojnë konferencë shkencore ndërkombëtare “Sfidat e reja të imagjinatës sociologjike (në nder të Çarls Rajt Mils)”.

Krahas sociologëve nga Maqedonia, në konferencë do të marrin pjesë edhe sociologë të njohur nga Britania e Madhe, Austria dhe nga Libani. Theksi është vendosur në tendencat e reja të zhvillimit të teorisë sociologjike dhe metodologjisë në kontekst të proceseve bashkëkohore dhe problemeve shoqërore .

“Për këto tema do të debatojnë edhe sociologë dhe shkencëtarë tjerë nga sfera e shkencave shoqërore të inspiruara nga vepra e Çarls Rajt Mils, një nga sociologët më të rëndësishëm në historinë e sociologjisë, me çka do të shënohet 100 vjetori i lindjes së tij”, njoftoi organizatori i Konferencës.