Një tragjedi ka ndodhur në Kongo, ku të paktën 30 mësues kanë humbur jetën dhe 200 të tjerë rezultojnë të zhdukur, si pasojë e mbytjes së varkës me të cilën po udhëtonin.

Po ashtu, mësohet se kanë shpëtuar 80 mësues të tjerë, ndërsa ende nuk bëhet i ditur numri i saktë i personave që kanë qenë në varkë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije e se të gjithë udhëtarët kanë qenë mësues, të cilët përdornin varkën, për shkak se rrugët ishin të prishura. Shkak për këtë tragjedi dyshohet se është bërë moti i keq.