Këshilli Themelor i Aleancës për Shqiptarët, për përgaditjen e Kongresit të parë të ASH, javën e kaluar me sukses e ka mbaruar fazën e zgjedhjes dhe strukturave partiake nëpër këshillat vendor, kryetarët e nëndegëve, të degëve, kuvendet dhe kryesitë e nëndegëve dhe degëve partiake. Poshtu nëndegët partiakë i kanë propozuar degëve edhe Delegatët për Kongresin e I-rë të ASH që do të mbahet në 10 Mars, si dhe propozimet për Kuvendin zgjedhor të ASH që pritet ta zgjedh Kongresi i ASH, përcjell Fol.

Ky proces i cili zgjati për një muaj menjëherë pas fazës së parë të procesit të antarsimit i cili rezultoi me afër 20.000 antarsime të reja. Procesi i zgjedhjeve të strukturave partiake, kryetarëve të Nëndegeve dhe Degëve partiake, poashtu ishtë në frymën e një procesi legjitim dhe demokratik. Shumica e Kryetarëve të Degëve u zgjodhën në një proces të rregullt me votim të fshehtë me kuti, ndërsa një pjesë e tyre u zgjodhën me konsenzus.

Çdo degë dhe nëndegë e ASH-së I kanë dhënë mbështetje dhe përkrahje të parezervë kandidaturës se Kryetarit aktual të Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela për të udhëhequr me kreun e ASH-së dhe asnjë degë partiake nuk kanë paraqitur kandidatur tjetër për kreun e ASH.

Numri i përgjithshëm i Kongresit të parë të ASH-së është nga 680 deri në 700 Delegatë, në mesin e tyre edhe 20 Delegatë nga Diaspora shqiptare, të cilët do votojnë për Kreun e Partisë, për Statutin e ri të ASH si dhe do të votojnë edhe 150 anëtarët e Kuvendit qëndror të ASH si organ më i lartë ekzekutiv i ASH, organ më pas do e zgjedh Kryesinë e partisë të propozuar nga Kryetari i partisë nga ana e antarëve të Kuvendit qendror.

Kryetar të Degëve të ASH u zgjodhën:

Strugë: Imer Imeri

Dibër: Ilirjan Fetahu

Kërçovë: Abdulla Sejdini

Tetovë: Altrim Mahmuti

Gostivar: Jeton Selimi

Kumanovë: Huzeir Mustafi

Çair: Fadil Nika

Bogovinë: Halil Sulejmani

Vrapçisht: Isen Shabani

Zhelinë: Shaban Arsllani

Bërvenicë: Kujtim Idrizi

Tearcë: Tahir Tairi

Jegunovcë: Nadi Sulejmani

Shut Orizare: Sevdair Aziri

Çuçer Sandevë: Liman Limani

Prespë: Maliq Shemshedini

Manastir: Afrim Selimi

Saraj: Nexhat Nuishi

Likovë: Ardian Demiri

Dollnen: Bajram Alia

Haraçinë: Skender Jusufi

Gazi Babë: Adnan Alija

Zelenikovë: Nusret Elmazi.

Ndërsa ditët në vijim pritet edhe mbajtja e Kuvendeve vendore zgjedhore në Studeniçan, Veles, Butel dhe Çashkë.